Aliti: Jemi të përqendruar në inovacionet dhe transformimin digjital

Sot me ftesë të zv. kryeministrit për çështje evropiane, z. Bojan Mariçiq, ministri i Administratës, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen e kushtuar Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut 2022.

Marketing

Këtë e bëri të ditur vet ministri nëpërmjet një postimi në facebook ku shkroi:

“Ky raport paraqet një dokument qenësor në orientimin e politikave dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete të shtetit, në përmbushje të kërkesave dhe standardeve të BE-së, prandaj konstatuam që çdo rekomandim nga ky raport kërkon vëmendje të veçantë, si dhe përfshirje dhe angazhim serioz nga ana e gjitha institucioneve.

Sa i përket MSHIA, theksova se jemi në hap me çdo rekomandim ku paralelisht me Reformat në Administratë Publike dhe Riorganizimin, jemi të përqendruar në inovacionet dhe transformimin digjital, që sjellin ndryshimet pozitive në efikasitetin dhe profesionalizmin e administratës, duke siguruar procedura të thjeshta dhe të automatizuara që mbi të gjitha rrisin mirëqenien e qytetarëve”.

Në fund ministri bën të ditur se të gjitha këto ndryshime janë konsistente me parimet evropiane, ndaj sipas tij Ministria me të cilën ai udhëheq do të mbetet tërësisht e përkushtuar në këto reforma që sipas tij do ta bëjnë vendin pjesë të BE-së.