Aliu: ASH-ja do të shkojë e vetme në zgjedhjet parlamentare

Aleanca për Shqiptarët do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ministri i Administratës Azir Aliu në intervistë për Alsat u shpreh i bindur se partia nuk do të shkojë me lista të përbashkëta as me BDI-në por as me opozitën shqiptare.

Marketing

“Besoj dhe mbaj bindje që Aleanca për Shqiptarët shkon e vetme në zgjedhjet parlamentare pasi edhe pikësynimet tona dhe prioritetet tona janë ndryshe nga të gjitha partitë e tjera dhe besoj që kompatibiliteti dhe kërkesa e qytetarit është kjo”, theksoi në intervistë për Alsat, Azir Aliu, Ministër për Administratë nga Aleanca për Shqiptarët.

Aliu tha gjithashtu se në organet partiake nuk është diskutuar ende oferta e frontit opozitar për bashkim.

“Nuk kemi pasur pika të tilla për të diskutuar, për dy arsye. Arsyeja e parë, pasi kemi prioritet e menaxhimit dhe pasqyrën e realizimit të aktiviteteve në çdo ministri, në çdo drejtori ku menaxhon profili i Aleancës për Shqiptarët dhe momenti i dytë është, ende jemi shumë larg zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale kështu që kjo temë besoj që edhe për një kohë nuk do të mbetet prioritet në takimet tona”, theksoi në intervistë për Alsat, Azir Aliu, Ministër për Administratë nga Aleanca për Shqiptarët.