Aliu: BDI ka punuar që ASH të “shkrihet” tek ta

I ftuar në ClickPlus, Azir Aliu nga koalicioni VLEN tha se BDI gjatë gjithë kohës ka punuar që Aleancën për Shqiptarët ta “shkrijnë” tek ta.

Marketing

Ai tutje tha se programi dhe qasja e ASh-së i pengon BDI-së pasi është qasje më njerëzore dhe më politike.

“Është e vërtetë që këto nga dita e parë punojnë që Aleancën për Shqiptarët ta absorbojnë në BDI dhe këtë e kanë bërë gjithë kohës dhe është e vërtetë që këto 2-3 muaj janë në stres të madh”, tha Azir Aliu.

Marketing