Aliu bllokon dhe tërheq listën pa asnjë shqiptarë

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu theksoi për INA se është tërhequr listat me propozimet për në komisionet sektoriale të Ministrisë së Arsimit.

Marketing

“Behet fjalë për nominime në komisionet sektoriale të propozuara nga MASh, por që në ndërkohë pas konsultimeve me kabinetin e minstres janë tërhequr për t’i analizuar dhe për të dhënë propozime të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse, duke mbajtur llogari edhe për aspektin e përgatitjes profesionale dhe përfaqësimit të drejtë”, deklaroi zëvendësministri Aliu.

Ndërkohë, sot nga disa funksionarë të BDI-së është publikuar sot një dokument i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku shihen propozime nëpër komisionet sektoriale të kësaj ministrie, ku të gjithë të nominuar ishin të komunitetit maqedonas dhe asnjë shqiptarë.

BDI reagoi përmes një komunikate duke theksuar se është skandaloze që në Ministrinë e Arsimit, 8 udhëheqës shqiptarë të zëvendësohen me 8 maqedonas BDI dhe se sipas tyre kjo përbën diskriminim të papranueshëm dhe dështim të përfaqësimit.

Marketing