Aliu dhe Geer, nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin ,,Evropa Digjitale”

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, së bashku me Euroambasadorin David Geer, sot në Skup e kanë firmosur Marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin ,,Evropa Digjitale”.

Marketing

 

Në kuadër të Dialogut Rregullues me Ballkanin Perëndimor, më  datë 30 qershor 2023, Komisioni Evropian nënshkroi Marrëveshje Аsocimi për Programin ,,Evropa Digjitale” – me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.

 

Bizneset, administrata publike dhe organizatat e këtyre vendeve fqinje do të kenë qasje në fondin prej 7.5 miliardë euro, për periudhën e viteve 2021-2027.

 

,,Kjo Marrëveshje shënon hap të rëndësishëm në rrugën e digjitalizimit që vendi ynë tashmë ka nisur me hapa të përshpejtuar dhe kjo rrugë do të jetë e pandërprerë deri në digjitalizimin e plotë të proceseve të punës së administratës, duke i respektuar ligjet, standardet dhe strukturat e TIK-ut, gjatë dizanjimit, zbatimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale.

 

MSHIA-ja, ka objektiv kryesor plotësimin e standardeve dhe kushteve për të siguruar një të ardhme të sigurtë në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, aktivitetet lidhur me transformimin digjital të institucioneve publike dhe modernizimi në këtë drejtim është fokusi kryesor i Qeverisë sonë”, deklaroi ministri Aliu.