Në kuadër të zotimeve për transformim të vazhdueshëm dhe të shpejtuar digjital, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu dhe Presidenti Stevo Pendarovski sot në NjPSh-Kumanovë promovuan 4 e-shërbime tër eja:
Shërbimi i parë është: Kontroll në listën e regjistrave për qasje të kryer tek të dhënat personale të përdoruesit
“Shërbimi ofron lëshimin e listës së regjistrave për qasje të kryer te të dhënat tuaja personale nga përdoruesit e të dhënave që përmban Regjistri. Mund të inspektoni një listë të regjistrave për qasje të kryer te dhënat tuaja personale në Regjistrin përmes profilit tuaj të përdoruesit në Portal duke dorëzuar kërkesë për lëshimin e një liste të regjistrave, ose përmes një ndërmjetësi me prani personale në një zyrë administrative – Një pikë për shërbime, nëse plotësohen kushtet e cekura”, theksoi ministri Aliu.
Shërbimi i dytë është: Vërtetim për të dhënat personale që përmban Regjistri qendror i popullsisë.
“Mund të kontrolloni të dhënat tuaja personale që gjenden në Regjistër përmes profilit tuaj të përdoruesit në Portal duke dorëzuar kërkesë për lëshimin e një vërtetimi, ose përmes një ndërmjetësi me prezencë personale në një zyrë administrative – Një pikë për shërbime. Kjo nënkupton kohë më të shkurtër dhe kosto të reduktuara në marrjen e këtyre shërbimeve, duke u mundësuar qytetarëve tanë akses për të marrë këto shërbime kudo që ata ndodhen, kurdo që mund ti nevojiten.Të dy shërbimet janë në dispozicion në portalin kombëtar www.ulsugi.gov.mk, 24/7”, tha ministri Aliu.
Presidenti Pendarovski në anën tjetër i promovoi shërbimet:
-Lëshimi i certifikatës për të dhënat e regjistruara në evidencën amë për stazh të sigurimit, pagat dhe kontributet e realizuara – (certifikatë për stazhin)
-Lëshimi i certifikatës nga regjistri kompjuterik – formulari m1/m2 nga regjistrimi/çregjistrimi në sigurimin social të detyrueshëm.
Deri në fund të vitit 2023, MSHIA do të ofrojë mbi 150 shërbime publike online në vendin tonë.