Aliu: Rruga Prizren-Tetovë në interes të të dyja vendeve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi se Prishtina pret që Maqedonia e Veriut të fillojë me punimet për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Ky investim, siç deklaroi Aliu për portalin “Ekonomia onlajn” (ekonomiaonline.com), është në interes të të dyja vendeve, pasi, mes tjerash, do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit dimëror.

Marketing

Ai ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

Për rrugën Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet, theksoi Aliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin Aliu më 14 gusht kanë vizituar fillimin e punimeve në rrugën Prizren – Tetovë, duke thënë se kjo rrugë “lidh dy qytetet historike të dy vendeve fqinje dhe është e një rëndësie të veçantë, si për qytetarët dhe për ekonominë”.