Aliu: Të jemi transparentë dhe përgjegjës ndaj qytetarëve dhe t’i përmirësojmë procedurat tenderiale 

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot ka mbajtur Konferencë për shtyp mbi Raportin e Auditimit lidhur me procedurat tenderiale dhe situatën në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Marketing

Objekt i auditimit kanë qenë lëndët sipas zgjedhjes së rastësishme, të cilat u analizuan nga auditori i pavarur në pjesën e hapjes së procedurës tenderiale deri në pagesën e plotë mbi aktivitetet e realizuara.
Ky Raport, përfshin periudhën kohore prej në janar të vitit 2021 deri në qershor të vitit
2023.

Në Raport theksohet se prej 18 (tetëmbëdhjetë) procedurave tenderiale të prokurimeve publike, në 14 (katërmbëdhjetë) prej tyre është paraqitur vetëm një kompani. Për tre procedura ka pasur dy oferta, ndërsa për një procedurë ka pasur tre oferta. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të procedurave, shuma që ishte parashikuar në planin e prokurimit publik të MSHIA-së për një prokurim të caktuar ishte e njëjtë me shumën e ofruar nga një
kompani e caktuar. Sipas ministrit, ky është një problem sistematik të cilit duhet gjetur
zgjidhjen e duhur.

,,Nga njëra anë, kompani të caktuara vetë krijojnë politika në bazë të interesave biznesore të tyre, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e konsiderueshme e kompanive, për arsye të caktuara, nuk aplikojnë në thirrjet publike të institucioneve shtetërore. Padyshim, kjo ndikon në konkurrencën dhe mundësinë e përzgjedhjes më të madhe, përkatësisht institucionet shtetërore detyrohen të paguajnë çmime më të larta për shkak të ofertës së ulët nga kompanitë. Prandaj, nevojitet zgjidhje e plotë sistemore që do t’i parandalojë të gjitha tentimet për keqpërdorime dhe do ta rrisë ofertën në"produkt" dhe shërbime ndaj institucioneve shtetërore”, theksoi ministri Aliu.

Aliu apelon se, nëse duam që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të bëhet anëtare e
Bashkimit Evropian, atëherë duhet të flasim hapur për të gjitha problemet dhe sfidat në
këtë rrugëtim.

,,Duam të jemi transparentë dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe t’i përmirësojmë proceset tenderiale. Do të organizojmë edhe takime ku do t’i informojmë kompanitë për tenderët më të mëdhenj. Si minister, jam i vendosur në luftën kundër korrupsionit me të gjitha mjetet dhe në të gjitha mënyrat. Kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar vendin tonë që na takon të gjithëve”, thotë Aliu.
Ministri Aliu, paraprakisht në ,,Klubin e Deputetëve”, ka pasur takim edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe me odat ekonomike, ku i ka potencuar problemet me të cilat përballen institucionet shtetërore.