Alkaloid me investim të ri prej 3.8 milionë eurosh

Kompania “Alkaloid” ka lëshuar në përdorim projekt të ri investues, në vlerë prej 3.8 milion eurosh. Siç bëjnë me dije nga kjo kompani, bëhet fjalë për një objekt i cili siguron zgjidhje të centralizuar për përgatitjen dhe lëvizjen e të punësuarëve nëpër fabrikat prodhuese në Prodhim-Farmaci, me më shumë se 900 vende për garderobë, të dedikuara për të punësuarit.

Marketing

“Hapsira e përgjithshme e objektit të ri është 4.100 m2, për ndërtimin dhe pajisjen e së cilës janë shpenzuar 3.8 milion euro. Krahas hapsirave të shërbimit, ky objekt i ri do të përfshij edhe mjediset për ekspozita nga historia 88-vjeçare e kompanisë”.

Me këtë “Alkaloid” thotë se e rrumbullakson një të katërtën e planit investues 20 vjeçar, me lëshimin në përdorim të 10.720 m2 të kapaciteteve farmaceutike dhe me 18.6 milionë euro të investuara.

Marketing