Alketa Vejsiu nënshkruan kontratë me televizionin shtetëror italian

Alketa Vejsiut po i bëhen ëndrrat realitet.
Moderatorja shqiptare sonte në natën e tretë të festivalit “Sanremo” do të jetë bashkëprezantuese.

Marketing

Ajo tashmë është duke u përgatitur për t’u ngjitur në skenën gjigante të këtij festivali, ku edhe ka përgatitur disa befasi.

Por, para atij momenti, ajo ndau një lajm të mirë me ndjekësit, ku bëri të ditur se sapo ka nënshkruar kontratë me televizionin shtetëror të Italisë, Rai Uno.

“Kontrata e pare e jetes time me RAi Uno sapo u nenshkrua! Me nje stilolaps qe kam 3 vite qe e ruaj sepse besoja qe do te me sillte fat!”, ka shkruar Alketa.