‘Dridhet Barça’, Messi mund të iki “gratis” në verë!

Janë orë të nxehta në shtëpinë e Barcelonës. Ngjarjet e fundit kanë vendosur në diskutim të ardhmen e Lionel Messit te skuadra blaugrana. Zënka që ka patur ylli argjentinas me Eric Abidal nuk është anashkaluar nga Messi.

Marketing

Presidenti Bartomeu para se të udhëtonte drejt Brukselit është përpjekur të shuajë kontradiktat mes tyre, por atëherë kur dukej se paqja ishte vendosur, mediat italiane dhe më konkretisht Gazzetta Dello Sport shkruan se Messi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga frazat e Abidal por edhe nga shkarkimi që drejtuesit i bënë teknikut Ernesto Valverde.

Te Barça janë të bindur se Messi do të qëndrojë deri në fund të karrierës te klubi katalanas siç e ka bërë vetë të ditur në shumë raste, por duke parë ndodhitë e fundit, Messi po mendon seriozisht largimin pasi në kontratën e tij me Barcelonën ekziston një klauzolë e cila e thotë qartë se Leo mund të largohet gratis duke filluar që nga vera e vitit 2020.

Janë të shumta klubet që duan ta kenë Messin në gjirin e tyre edhe pse jo të gjitha mund tia lejojnë vetes pagën e tij. Ndoshta ashtu si Cristiano Ronaldo që la Realin në moshën 33-vjeçare edhe Messi mund të vendosë ta bëjë diçka të tillë në verën e këtij viti. Paris Saint Germain, Manchester City dhe Manchester United, por edhe Juventusi e Interi mund ta bëjnë një tentativë për 6-herë fituesin e Topit të Artë.

Marketing