‘’All I want for Christmas Is you’’ më në fund kryeson klasifikimet amerikane

Kënga festive klasike e Mariah Carey, ”All I want for Christamas is you”, më në fund kryeson në klasifikimet e SHBA-së, 25 vjet pasi u publikua për herë të parë.
Ndonëse ishte kënga më e dashur festive të fundvitit, e të të gjitha kohërave kjo këngë nuk arriti kurrë në vendin e parë në SHBA deri tani.

Marketing

Kur kënga bëri debutimin e saj në 1994, konsiderohej intepretim i gjatë që nuk lejonte atë të garonte në 100 më të mirat në Billboard.

Ndryshimet e rregullave panë që kënga së pari të hynte në tabelë në vitin 2000 dhe vitet e fundit ajo ka ngjitur më pranë vendit të parë.

“Ne ia dolëm”, ka cicëruar në Twitter, Mariah Carey, për të përcjellë gëzimin që ajo theu kësaj radhe pritshmëritë e Billboard.