Ish-trajneri i Juventusit Max Allegri thuhet se është “shumë afër” me Manchester United – dhe të dy futbollistët Emre Can dhe Mario Mandzukic mund të ndiqnin rrugën e tij.
Sipas Tuttosport, negociatat janë “intensifikuar” midis United dhe Allegri, i cili është i gatshëm të fitojë më shumë se 7.5 mln euro që fitoi te Juve.
Gazeta shton se mund të ketë një efekt domino pasi Mandzukic është ende i hapur për transferimin te ‘Djajtë e Kuq’.
Kroati gjithashtu nuk do të ishte lojtari i vetëm që trajneri po synon për revolucionin e tij në ‘Old Trafford’.
Kjo pasi, sipas Tuttosport, United është shfaqur si “opsioni më tërheqës” për Emre Can.
Mesfushori u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve të ‘Zonjës së Vjetër’ dhe ka dalë në publik me pakënaqësinë e tij javët e fundit.