Stadiumi i Bayern Munchen, Allianz Arena ka marrë ngjyra të tjera sonte
Bayern Munchen ka postuar një foto të stadiumit të tyre Allianz Arena me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
“FC Bayern e mbështet bashkësinë e qytetit të Munichut dhe lutet për paqe dhe solidarizohet me qytetin binjak të Ukrainës, Kyiv. Të premten në mbrëmje, Allianz Arena u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas”, shkruan në këtë postim.
Kujtojmë se Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës dje.
Shumë sportistë, organizata sportive por edhe klube kanë dalë me qëndrime kundër kësaj lufte.