Almeda Abazi ka publikuar disa imazhe nga procesi i lindjes dhe tregoi se në çfarë vështirësish ka hasur.
Almeda Abazi ka pak ditë që është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin që e pagëzoi Efehan.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa fotografi, ku tregon se të pranishëm gjatë lindjes ishin edhe bashkëshorti i saj, Tolgahan dhe nëna.
Almeda ka shkruar për emocionet e të bërit nënë për herë të parë, por tregoi se kishte një lindje të vështirë.
“Pashë madhështinë dhe mëshirën e Perëndisë. Kam jetuar me admirim!”, shkruan ndër të tjera Almeda.
Për ndryshe, bukuroshja shqiptare ka vendosur që vogëlushin mos ta ekspozojë në medie, së paku tani që është i sapolindur.