Alpin Ollogu: Një lavd për Arafat Muaremin

Shkruan: Alpin Ollogu

Marketing

Ndoshta na dukej fasadë, rutinë e ndrim qeverive në promovimin e forcës rinore në politikat shtetërore, kur një djalë relativisht i ri, u emërua i pari i Policisë Financiare në Republikën e Maqedonisë. Na dukej sikur gjithcka do zbehej që në sprovat e para, ngjashëm me shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, ata që kanë pasur apo kanë pozita drejtuese, por pa shenja të theksuara – vlefshme në punën e tyre.

Me Arafat Muaremin kjo praktikë dëshmohet se është e ndryshuar, se ndjekja e kriminaliteti nga pozitat e tij, si i pari i Policisë Financiare, nuk që vetëm një shtytje e momentit të ndrim qeverisë, por një karakter konsekuent i personit të jurisprudencës, i cili nuk ndalet së ndjekuri fenomenin më keqbëres në shtetin tonë të brishtë, korrupsionin.

Jemi dëshmitarë se Policia Financiare ka vënë para drejtësisë profile nga më të ndryshme, të konsideruar të “fortët”, ata që me manovra politik – pasuror, i janë shmangur hetimeve dhe paligjshmërisë në veprimtarine e tyre, me vite dhe dekada të tëra, qoftë këta funskionere publik apo nga sektori i biznesit, të fuqishmit e parasë – politikës. Edhe investitorë të jashtëm që kamuflojnë veprimtarinë në vendin tonë, për të përfituar miliona në mënyrë korruptive nga buxheti i shtetit.

Muaremi, kreu i Policisë Financiare me punën e tij të deritanishme është në epërsi suksesi si asnjëherë më parë në këtë institucion, gati i sfidon në sukses të gjithë institucionet e shtetit që ndjekin veprat penale me detyrë zyrtare, si Prokurorinë e Shtetit, e cila deri sot është në letargji, për të mos thënë ndihmuese indirekte e autoreve të veprave penale, shëndruar si Lepur para të mëdhejve me pushtet – pasuri, ndërsa Luan për të vegjelit – varfërit. Ashtu edhe kundrejt Prokurorisë Speciale, e cila veprimtarinë e saj e ka të limituar dhe meret vetëm me çështjen e përgjimeve të sigurura nga forcat politike të vendit ose faktori ndërkombëtar.

Që do të thotë se Policia Financiare në mënyrë autonome heton dhe paraqet pranë organeve kompetente, korrupsionin ekonomik që dëmton buxhetin e shtetit, ashtu sic nuk e kanë bërë në të kaluarën drejtues të këtij dikasteri. Vlen edhe te theksohet fakti se Arafat Muaremi, nga bashkëpunëtor i Prokurorisë Speciale, kalon në Policinë Financiare, sigurisht për të pasur një mekanizëm sa më të gjerë të luftës kundër informalitetit dhe krimit ekonomik, gjë të cilën po e dëshmon më së miri.

Besoj e kemi kuptuar të gjithë pa përjashtim, se në ndjekjen e veprave penale që ka ngritur Policia Financiare, nuk ka seleksionime dhe përzgjedhje të qëllimshme, fakt ky që është e evident nëse shohim me kujdes se ndjekje dhe paraqitje penale i jenë bërë edhe personave juridik dhe funskionarë të cilët lidhen drejtëpërdrejt me partinë politike kuadër i së cilës është edhe vetë Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi.

Sigurisht kjo i bën edhe nder forcës politike Shqiptare, pjesëtar i së cilës është Muaremi, me cka edhe forca politike i bën nder mbarë popullatës, që ka zgjedhur dhe nuk ka penguar punën e një funskionari të tillë, për të vendosur një standart të ri në institucione të rëndësishme, jetikë për shtetin e së drejtë, larg praktikave të mëparshme ku kriminelët fshiheshin në ombrellën e partive politike qeverisëse, për të shpëtuar të zezën e tyre.

Këtë mënyrë pune të kreut të Policisë Financiare duhet të përgëzojmë të gjithë, pavarësisht përkatësisë, inateve apo xhelozive të ndërsjellta politike, etnike apo fetare. Le të shohim përtej kësaj, si vyrtyt qytetërues e shtetformues.

Në një shtet të brishtë me korrupsion të te gjitha niveleve, ku siguria dhe mbrotja e jetës së individit është në nivelet më të ulëta, të vazhdosh me qëndrueshmëri dhe ti bësh ballë presioneve dhe kanosjeve të atyre që i ndjek penalisht dhe i ve para drejtësisë, është sigurisht akt heroik i ditëve tona. Ne mbi të gjitha kemi nevojë për këto akte heroike, në këtë mocalin tonë të pandershmërisë, hajdutërise, dhe ngritjes në piedestal të llumit shoqëror. Kemi nevojë të shohim dritë në fundit e këtij tuneli të tmershëm, i cili është bërë kthetër e varfërisë dhe pasigurisë shoqërore.

Nuk janë të paktë ata të cilët kanë filluar të bëjnë punë të mira nga pozita drejtuese, megjithatë egoja për tu pasuruar, i ka tjetërsuar, kanë ndaluar rrugëtimin e drejtë, për të rënë në gjendjen e hajdutërisë, grykësisë, pandërgjegjshmërisë, janë shëndruar në atë llumin e lartëpërmendur, vetëm për pak interesa të ngushta afatshkurta të kësaj bote kalimtare.

Shpresojmë dhe lutemi që Arat Muaremi apo të ngjashëm me të, të mos bien në gjendje të tilla, edhe pse për hir të së vërtetës, puna e drejtuesit te Policise Financiare Muaremit, provuar gjatë gjithë kësaj kohe, tregon qëndrueshmërinë përball këtyre dobësive njerëzore, frikës nga kanosjet e krimit, apo lakmisë për tu pasuruar pandershëm, të ofruar po nga krimi.

Pse është e nevojshme ti thurim lavde kreut të Policisë Financiare?! Sepse në këtë kohën tonë është e nevojshme të bëjmë dallimin dhe motivojmë ata që sakrifikojnë dhe përpiqen për të mirën, kundër së keqes, për bukën e shtresave të popullsisë së varfër, bashkë me të dhe mirëqenien e përgjithshme, nga ata vjedhës që vjedhin buxhetin e shtetit me krimet ekonomike, ata që pasurinë e majme të padrejtë, e kanë vënë në kurrizin e pagave të ulëta të punëtorëve, fëmijëve të uritur, pashkolluar, spitaleve dhe rrugëve të shkatërruara, pikërisht nga vjedhja e buxhetit të shtetit, xhepat e popullatës.

Ёshtë e nevojshme ti themi kujtdo që punon ndershëm dhe me përkushtim, se i vlerësojmë në atë që bëjnë. I mbështesim dhe lutemi për ta, për të vazhduar dhe qëndruar stoik në detyrat që kanë me përgjegjësi publike, në mos humbjen e shpresës në luftën ndaj së keqes, sic thotë Zoti në Kuran: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, por edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes”. Që do të thotë se sado të zhvillohet e keqja dhe të na mahnisë në humbje shpresës, nuk duhet të dorëzohemi, sepse e mira dhe e drejta është rruga e Zotit, rruga e dobisë.

Prandaj edhe njëherë e përgëzojmë kreun e Policisë Financiare Arafat Muaremin, shembullin e të cilit duhet ta ndjekin të gjithë krerët e institucioneve që ndjekin veprat penale me detyrë zyrtare, si periudhë e re progresive në shtetformimin e R.Maqedonisë, perjudhë e cila shpresojmë të pasojë me reformimin bazik të sistemit të drejtësisë, si kusht esencial për anëtarësimin e R.Maqedonisë në Bashkimin Evropian, që këta kryes të veprave penale të denoncuar nga Policia Financiare, të mos mbesin pa epilogun e dënimeve të merituara, dhe kthimit të parave në arkën e shtetit. Që të mos anashkalojnë drejtësinë me fuqine e tyre politike – pasurore, nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar, me qëllimin e finalizmit të suksesshëm të institucioneve të hetimit, denoncimit dhe gjykimit meritor të kryesve të veprave penale.

Marketing