Ballina Lajme Maqedoni AlternAtivA: A i ka futur Artan Grubi duart edhe në RTVM?

AlternAtivA: A i ka futur Artan Grubi duart edhe në RTVM?

Ashtu siç jemi njoftuar nga burime të brendshme të servisit informativ
RTVM, në mbledhjet e kolegjiumit të redaksisë së kanalit të dytë, më
saktë të programit në gjuhën shqipe, vazhdimisht merr pjesë një person
që është i punësuar në një ministri, të cilin madje e kanë prezantuar si
këshilltar të drejtorit Marjan Cvetkovski, bile edhe si zëvendësdrejtor.
Sipas informacioneve me të cilat ne disponojmë ne, personi i apostrofuar
është i punësuar në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie
ndërmjet Bashkësive.
Kjo është arsyeja që ta pyesim publikisht ministrin Artan Grubi se kush
është ky person dhe çfarë kërkon ai në mbledhjet e RTVM-së? Përveç tij,
përgjigje se kush është ky emisar i Artan Grubti aty dhe me çfarë roli
ai përzihet në RTMV duhet të japë edhe kryeredaktorja e kanalit të dytë,
Merita Gashi.
Këtu duam t’ia kujtojmë opinionit se pjesëmarrja e njerëzve të politikës
në mbledhjet e servisit publik është skandaloze dhe e ndaluar me ligj.
Duke e konstatuar këtë gjendje, nuk mund të mos konkludojmë se
zëvendëskryeministri i parë i kazinove dhe lojërave të fatit, njësoj si
Gebelsi i nazizmit, po shndërrohet dhe në ministër të Propagandës, duke
dashur që ta kontrollojë edhe politikën informative të servisit publik,
për të cilin paguajnë të gjithë qytetarët dhe i cili duhet t’i shërbejë
informimit të drejtë dhe të paanshëm të publik.
Kjo është edhe një arsye se pse Maqedonia e Veriut ka marrë nota aq
negative në raportin e fundit të Komisionit Europian, që është argument
më shumë për ne se kjo qeveri nuk e ka me rëndësi europianizimin e
vendit, por vetëm pushtetin dhe përfitimin prej tij.

Marketing
Marketing
Exit mobile version