Ballina Lajme Maqedoni Incident në samitin e OSBE, disa ministra bojkotojnë fjalimin e Sergei Lavrov

Incident në samitin e OSBE, disa ministra bojkotojnë fjalimin e Sergei Lavrov

Një incident është regjistruar në samitin e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ku disa ministra të vendeve pjesëmarrës kanë bojkotuar fjalimin e ministrit rus Sergei Lavrov.
Ata u ngritën dhe u larguan nga salla menjëherë pasi kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani e paralajmëroi fjalimin e Sergei Lavrovit.

Marketing

Në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit.

Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së paraprakisht ishte mundësuar nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Por, avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut pasi Bullgaria nuk lejoi avionin e Lavrovit të kalonte mbi hapësirën bullgare.

Marketing
Exit mobile version