



Alternativa në ditët në vijim do të vendosë nëse do ta pranojë ftesën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili e ftoi liderin e kësaj partie, Afrim Gashin, të diskutojë për kalimin e kësaj partie në shumicën parlamentare, thonë nga Alternativa për Fokus.
Vendimi duhet të merret në një mbledhje partie, por detaje të tjera nga Alternativa nuk bëjnë me dije.