Alternativa”, do të quhet partia e re e Afrim Gashit. Kështu ka vendosur në mbledhjen e mbrëmshme Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa që drejtohej deri tani nga Gashi.
Vendimi u miratua pas kërkesës së anëtarësisë e cila kërkoi t’i jepet fund zvarritjes së procesit gjyqësor për emrin e këtij subjekti.
Tashmë strukturave që mbështesin Afrim Gashin, i mbetet të mbledhin firmat e nevojshme për të regjistruar edhe zyrtarisht emrin e subjektit të ri.
Beteja për emrin e “BESËS” filloi pas përçarjes së drejtuesve të këtij subjekti për shkak të rezultateve jo të favorshme në zgjedhjet e fundit lokale.
Ndërkaq, pas tërheqjes së Gashit nga kjo betejë, Lëvizja Besa do t’i takojë përfundimisht drejtuesit të saj të parë.