Alternativa i thotë “po” ftesës së kryeministrit Rama

AlternAtivA e ka pranuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama pa qëllimin që të hyjë në agjendat politike ditore të të ftuarve tjerë, thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.

Marketing

Nga Alternativa, siç thonë, dëshirojnë të potencojmë se si parti e së ardhmes, janë të gatshëm të bisedojmë me gjithsecilin nëse temat janë çështjet e rëndësishme që i prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi agjendën tonë dhe për të njejtën presim përkrahje nga të gjithë pjesëmarrësit. Një nga prioritetet është amandamenti për pengimin e vjetrimit të lëndëve që lidhen me korrupsionin politik. Më e rëndësishme është se ne nuk do ta flijojmë kapitalin tonë politik për amortizimin e krizës partiake të dikujt. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të jenë të sigurt se kryetari i AlternAtivës, Afrim Gashi do të vazhdojë të jetë zëri i tyre!”, thuhet në komunikatën e Alternativës.

Marketing