Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e takoi Presidentin e
Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Duke qenë i shoqëruar nga nënkryetarja e Alternativës, Safije Sadiki
Shaini, në takimin me Presidentin Pendarovski u bisedua për zhvillimet e
gjithmbarshme politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e procesit
eurointegrues.
Përveç kësaj, duke biseduar për ndryshimet kushtetuese, që pritet të
ndodhin për shkak të hapjes së negociatave për aderim në BE, kryetari
Gashi e shfrytëzoi këtë mundësi që ta informojë Presidentin edhe për
propozim-amendamentin kushtetues të Alternativës që luftën kundër
korrupsionit ta sanksionojë me një nen kushtetues, në mënyrë që ato
lëndë të mos mund të vjetrohen.
Presidenti Pendarovski shprehu interes për këtë propozim, gjithnjë duke
qenë të bindur se lufta kundër korrupsionit – si vlera më e rëndësishme
e BE-së – është një detyrim dhe një sfidë që edhe vendi ynë ta zë hapin
eurointegrues.