AlternAtivA: Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria është diskriminues

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale do ta paguajnë qytetarët.
AlternAtivA është e pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë dhe konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues. Vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo Qeveri duhet ta ketë të qartë se vendimet e këtilla tendencioze nuk kalojnë dhe nuk mund të zbatohen siç mendojnë ata.
Duke e marrë në konsideratë paaftësinë e Qeverisë së RMV-së për të menaxhuar me pandeminë Covid-19, mendojmë se vaksinimi i detyrueshëm i qytetarëve nuk e fsheh dështimin e kësaj qeverie në luftën me virusin Covid-19.

Marketing