Në ditët kur flitet për fillimin e vitit shkollor dhe tashmë kemi një shtyrje për më 1 tetor, AlternAtivA konsideron se as kjo datë nuk është e përshtatshme dhe prandaj propozon që mësimi të fillojë në
fillim të janarit të vitit 2021.
Duke pasur parasysh se, sipas të gjitha parashikimeve, në vjeshtë pritet valë e re pandemisë së
virusit COVID-19, çdo fillim i mësimit në atë kohë do të ishte një mundësi rreziku që fëmijët të
infektohet dhe nëse kjo do të rezultonte me pasoja të padëshirueshme, kjo do të ishte fatale për
gjithë shtetin.
Me këtë rast deklarojmë edhe se ne jemi kundër mësimit të a.q. online, sepse ish ministri i Arsimit
dhe Shkencës dhe stafi i tij, përkundër hapësirës së mjaftueshme disamujore, nuk ka zhvilluar asnjë
platformë digjitale, që do të ishte e suksesshme për organizimin e mësimit të tillë. Madje, nuk është
aspak e tepërt nëse themi se edhe ajo pjesë e mësimdhënies që është realizuar online në
gjysmëvjetorin e dytë të vitit të shkuar shkollor ka qenë gati se dështim i plotë.
Që të mos na përsëritet dështimi i të a.q. mësim online dhe që të mos kemi shqetësime më të
mëdha me infektimin e nxënësve dhe, mos e dhashtë Zoti, me pasoja fatale, AlternAtivA propozon
që mësimi të fillojë në janar të vitit 2021 (kur besojmë se do të përfundojë edhe vala e dytë e
pandemisë) dhe të përfundojë në fund të qershorit, duke nënkuptuar praninë fizike të nxënësve dhe
arsimtarëve. Natyrisht, kjo nënkupton edhe shkurtim, përshtatje dhe ngjeshje të programit mësimor,
si dhe skrining të plotë të nxënësve dhe arsimtarëve nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vërtet shëndeti është mbi të gjitha, por nuk guxojmë të jemi joseriozë edhe me edukimin e moshave
të reja në shoqërinë tonë.