AlternAtivA mohon komunikimin me BDI-në dhe e quan parti të “listës së zezë

Me qëllim të sqarimit për opinionin, por edhe për të qenë korrekt me
organet e strukturat partiake, si edhe me anëtarësinë dhe mbështetësit,
deklarojmë publikisht se AlternAtivA nuk ka asnjë komunikim në asnjë
nivel dhe në asnjë kanal me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe
kryetarin e saj.
Përtej kësaj, AlternAtivA gjykon se nuk ka asnjë arsye e nevojë që të
komunikohet me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane të
personave nongrata, e cila te shqiptarët do të mbahet mend vetëm për
korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.
Duke mbetur konsistentë në qëndrimin se VLEN-i është koalicion i
ndërtuar për afirmimin e vlerave të moralit të ri politik dhe për
vendosjen e standardeve të reja politike, AlternAtivA vlerëson se adresa
e mbrojtjes së interesave shqiptare është duke komunikuar me popullin
dhe duke i mbrojtur interesat e tyre në mënyrë të përpiktë dhe dinjitoze.

Marketing