AlternAtivA në Manastir me kryetare të re

Mbrëmë u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit të Alternativës në Manastir,
në të cilën u diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike, në
përgjithësi, dhe ato të zonës së pestë e Manastirit në veçanti.
Ndërkohë, pasi që kryetarja e deritanishme e degës, Xhenita Miftaroska,
për arsye objektive kërkoi të lirohet nga kjo detyrë, Kuvendi u angazhua
ta zgjedhë kryetaren e re të degës.
Me këtë rast, konform statutit të partisë, me propozim të kuvendarëve,
në mënyrë unanime për kryetare të degës së Alternativës në Manastir u
zgjodh Dashurie Zekiri, e punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik në
Manastir.
Me këtë rast kryetarja e porsazgjedhur i falënderoi kuvendarët për
besimin e dhënë, si dhe ish kryetaren për kontributin e deritanishëm,
duke premtuar se do të vazhdojë me zhvillimin e Alternativës në Manastir
dhe rrethinë, gjithsesi në të mirë në manastirasve dhe të gjithë
banorëve të asaj zone.
Në këtë mbledhje të Kuvendit të Degës së Alternativës në Manastir ishin
të pranishëm edhe disa nga drejtuesit e lartë të partisë. Kështu,
sekretari organizativ, Bashkim Murtezi, duke i përshëndetur punimet e
Kuvendit dhe duke e uruar kryetaren e re, foli për gjendjen e
gjithmbarshme të strukturave partisë, duke u ndalur veçmas në sukseset e
deritanishme të degës së Alternativës në Manastir. Përveç tij, Kuvendin
e Degës e përshëndeti edhe nënkryetari i Alternativës, përgjegjës për
zonën e pestë, Dr. Arben Labënishti, i cili bëri një elaborim të
përgjithshëm të angazhimit të Alternativës si parti opozitare dhe për
mundësitë e reja që janë hapur me ngjeshjen e koalicionit opozitar
Lidhja Europiane për Ndryshim.
Në fund të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari i përgjithshëm i
Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili duke ia uruar zgjedhjen
kryetares së re i falënderoi kuvendarët për angazhimin që e bëjnë për
fuqizimin e opsionit të Alternativës në zonën e Manastirit, ndërsa
theksoi se krejt kjo ngjeshje e strukturave po bëhet në frymë të betejës
së ardhshme politike në pranverën e vitit tjetër, që pritet të
kurorëzohet me fitore.

Marketing