Alternativa: Pendarovski më në fund e shfaqi Albanofobinë e tij

Partia e Afrim Gashit, Alternativa ka reaguar ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, ku ai kërkon që të sanksionohen organizatorët e manifestimit për pritjen e kryeministrit, Albin Kurti, i cili qëndroi në Shkup dhe Tetovë të premten e kaluar. Nga kjo parti thanë se, Pendarovski shfaqi albanofobinë e tij, duke kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë, siç u shprehën nga Alternativa

Marketing

“E sa i takon shqetësimit të presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim, duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë. Përveç kësaj, si duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare. Sidoqoftë, është mirë për shëndetin e këtij shteti dhe të presidentit të tij që mos shohin më ëndrra serbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan” – tha Orhan Murtezani, Zëdhënës i Alternativës.