AlternAtivA: Politikat e dëmshme të BDI-së

Politikat e dëmshme të BDI-së po e zbrazin Maqedoninë e Veriut, ikje alarmante e të rinjve shqiptar.
Analiza e fundit e Fondacionit për Demokraci Westminster tregon se mes dy regjistrimeve të popullsisë, pra nga viti 2002 deri në vitin 2021, 77.000 të rinj e kanë braktisur vendin. Numri i të rinjve në vend është ulur për 6 për qind dhe rinia tashmë përbën vetëm 18% të popullsisë, ndërsa në regjistrim paraprak përbënte 24 për qind.
Numrat alarmante ne i shohim edhe në praktikë. E dëgjojmë si hall në çdo takim me qytetarë dhe në çdo familje që vizitojmë. Thuajse nuk ka familje shqiptare që nuk ka përcjellë një të ri drejt perëndimit në vitet e fundit. E gjithë kjo për shkak të mungesës së perspektivës në vendin tonë, krizës së thellë ekonomike, nepotizmit dhe partizimit të
institucioneve.
E gjithë kjo shpërngulje e cila po e zbraz Maqedoninë e Veriut nga shqiptarët e ka një adresë dhe një skenarist: BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Për dy dekada në pushtet BDI-ja dështoi të krijojë kushte për zhvillim ekonomik të rajoneve të banuara me shqiptarë, dështoi në krijimin e vendeve të punës, në forcimin e arsimit.
U dëshmua se për 20 vjet pushtet BDI-ja ka menduar vetëm për mirëqenien e funksionarëve të saj dhe familjeve të tyre. Familjarët e Ali Ahmetit tani po i nxjerrin milionat për të blerë qendra tregtare si SORAVIA, ndërsa shumica e familjeve shqiptare përcjellin bijtë në perëndim për të siguaruar ekzistencën.
Ky krim ndaj popullit shqiptar, me pasoja të pakthyeshme kombëtare, duhet dhe do të marrë fund në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shqiptarët do ta dënojnë BDI-në për politikat e saj anti-kombëtare.

Marketing