Alternativa: Presim datë për fillimin e bisedimeve me Brukselin

Dje kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, u takua me zëvendësambasadorin e ri të ri të Misionit të BE-së në Shkup, z. Julian Vasallo.

Marketing

Me këtë rast Kryetari Gashi i uroi mirëseardhje z. Vasallo, duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.

Temë e bisedës, sigurisht, ishte edhe momenti kyç i përcaktimit të datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, me ç’rast Gashi theksoi se për shtetin tonë ky vendim është tregues i rëndësishëm jo vetëm për procesin e integrimit të vendit në BE, por edhe mirënjohje për të gjitha reformat dhe procesin tjetër përmes të cilit ka kaluar shteti gjatë këtyre 3 viteve.

Vasallo, nga ana e tij, u shpreh optimist se vendimi i Brukselit sigurisht do t’i ketë parasysh edhe angazhimet e Maqedonisë së Veriut dhe pritjet e qytetarëve të saj, pa i anashkaluar edhe nevojat dhe gjendjet momentale në BE.

Marketing