“Alternativa” takoi strukturat dhe aktivin e Dibrës

Sot, së bashku me funksionarët partiakë dhe ata në ekzekutiv, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e Dibrës.

Marketing

Fjalë përshëndetëse mbajtën kryetari i degës së Dibrës, Lumi Croj, kryetarja e Forumit të Gruas, Albulena Demiri Zendeli, anëtari i Kryesisë Qendrore dhe njëherazi sekretari për politika strategjike, Fisnik Mela, deputetja në Kuvendin Republikan, Imerlije Saliu, nënkryetari i Alternativës, Arben Labënishti, si dhe sekretari i përgjithshëm, Amir Elezi.

Në fund të takimit, fjalën e mori kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili dha disa mesazhe politike dhe foli për arritjet e qeverisë VLEN, duke thënë:

“Ne e kemi për detyrë të jemi të përgjegjshëm dhe e kemi borxh t’ju themi edhe njëherë faleminderit për zgjedhjet e 8 majit. Ato ishin momenti i fundit që ne të bashkoheshim për të bërë ndryshimin e madh tek shqiptarët, për të zbutur eksodin e migrimit dhe për të ofruar kushte të reja.”

Më tej, Ibrahimi theksoi:

“Jemi këtu për të dhënë llogari dhe për të raportuar si pjesë e qeverisë VLEN. Ne kemi ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në shtet. Kryetarin e Kuvendit e kemi shqiptar dhe nga Alternativa, Afrim Gashin. Kemi siguruar përfaqësimin e shqiptarëve në çdo nivel të qeverisë. Janë rritur pensionet, për herë të parë kemi Abetaren Kombëtare në shkollat fillore, janë rritur pagat e arsimtarëve, dhe është zgjidhur çështja e shkollës në Çashkë. Arsyeja më e mirë është se ne ndërtojmë shkolla, ndërsa të tjerët ndërtojnë Soravia. Gjithashtu, kemi ndarë mjete për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” dhe kemi ndarë fonde në vlerë 1 miliard euro gjatë qeverisjes së VLEN.”

Takimi u zhvillua në një atmosferë demokratike, ku udhëheqësia e Alternativës informoi për situatën politike dhe rezultatet e partisë në qeveri. Gjithashtu, u rikonfirmua se rruga drejt BE-së mbetet prioritet, një dikaster ky që udhëhiqet nga kuadër i Alternativës. 

Takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në çdo vendbanim, ku llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi do të jenë identiteti ynë politik.

Marketing