Alternativa vendos, kush do ta zëvendësojë Filipçen?

Tashmë ka filluar të mblidhet Kryesia Qendrore e Alternativës ku pritet të vendoset mbi postet që ky subjekt politik do t’i merr në ekzekutiv, respektivisht emërimet në postet përkatëse.
Kandidati për ministër të Shëndetësisë nga kjo parti është Bekim Sali.

Nga Alternativa priten emrat e deputetëve për Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë dhe Arsimit dhe për 47 pozita të tjera drejtoresh, si për MEPSO, Hekurudha, Fondin e Sigurimeve Pensionale e tjera.
Amir Elezi para mbledhjes nuk deshi të komentojë nëse do të emërohet drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë, ndërkaq Hysni Ismaili tha se ka debat brenda partisë por nuk ka përplasje.

Marketing