Ballina Lajme Maqedoni AlternAtivA:Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut!

AlternAtivA:Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut!

Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2” është shtyrë, në mënyrë që kjo
lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e
skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet
propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit
politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë.
Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i
cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër
korrupsionit politik.
Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për
krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni
politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar
ëndrra europiane e këtij vendi.

Marketing
Exit mobile version