Amandamentet e Qeverisë: BESA e Kasamit e pakënaqur

Projekt amendamentet e Qeverisë për ndryshimin e kushtetutës ngjallën edhe reagimet e para të subjekteve politike dhe grupeve parlamentare.

Marketing

Përderisa grupi i ri i VMRO-DPMNE-së shprehet i kënaqur pasi janë pranuar propozimet e saj, deputetët e Lëvizjes Besa, krahu i Kasamit janë të zhgënjyer që propozimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

“Me këto amendamente, të cilat sot Qeveria i parashtroi në Kuvend, forcohet edhe më tutje koncepti etnocentrik i shtetit Maqedoni, ku shteti u takon maqedonasve dhe gjithë të tjerët, në një farë mënyre, trajtohen si qytetarë ashtu siç është edhe amendamenti i ri për nenin 49, ku gjithë ne të tjerët trajtohemi si qytetarë. Me këtë qeveria tregoi se nuk ka ndryshuar mentalitetin e funksionimit të saj nga qeveritë e më hershme nga të cilët gjithmonë janë injoruar kërkesat e shqiptarëve”, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.