Jemi afër marrëveshjes dhe në pritje të vendimeve të kryeministrit të IRJM, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Janis Amanatidis në një intervistë për televizionin grek Skaj dhe sqaroi se nuk është i brengosur për vonesën në proces, pasi që “palës tjetër i duhet kohë për të shqyrtuar marrëveshjen”.
Zëvendësi i Koxiasit tha se marrëveshja është në interes të të dyja vendeve dhe i “zgjidh problemet në mënyrë që nuk do të krijohen konflikte në të ardhmen”.
“Kjo është paketë me zgjidhje, ministri zbuloi se është rreth 20 faqesh në të cilat janë përmendur të gjitha çështjet: irredentizmi, rishikimi i Kushtetutës, erga omnes, emër dhe zhvillim i agjendës për bashkëpunim, ndërsa gjithsesi edhe afati kohor në të cilin do të implementohet e gjithë kjo. Ne jemi në pritje”, thotë Amanatidis dhe shfaqi bindje se marrëveshja do të jetë e tillë që “do ta pranojë shumicën më të gjerë në shoqërinë greke dhe shumicën më të gjerë në parlament”.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me protestat e sotme, zëvendësshefi i diplomacisë greke tha se Greqia është vend demokratik dhe secili mund të protestojë dhe ta shpreh mendimin e tij, por të gjithë atyre që do të marrin pjesë në protesta i porositi se duhet të “mendojnë edhe për pasojat për moszgjidhjen e problemit”.
“Atë që dua t’ia them popullit është se qeveria greke e kupton ndjeshmërinë, gjithmonë e merr parasysh, por nga ana tjetër ekziston edhe interes kombëtar”, tha Amanatidis dhe sqaroi se moszgjidhja e çështjes është në barë të interesave kombëtare.