Nga Ambasada e Amerikës në Shkup pëmes një deklarate me shkrim për portalin Pressonline kanë inkurajuar të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut të ulen në tryezë të bisedimeve siç thonë për të ardhmen Evropiane të vendit.
Nga Ambasada amerikane në RMV thonë se populli vendos kush qëndron brenda e kush jashtë Qeverisë.
“Vendimet se kush është brenda dhe jashtë qeverisë i takon popullit të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të ulen në tryezë dhe të jenë pjesë e diskursit për të ardhmen e vendit”, thonë nga ambasada amerikane në Shkup.