Ambasada amerikane në Shkup vlerëson procesin zgjedhor

Gjatë ditës me vlerësim për zgjedhjet e një ditë më parë kanë dalë edhe nga Ambasada Amerikane në Shkup, nga ku thonë se konkluzionet e vëzhguesve të tyre përputhen me ato të OSBE-ODIHR. Nga Ambasada Amerikane u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që mund të kenë hasur parregullsi, t’i paraqesin të njëjtat tek autoritet kompetente.

Marketing

“Urojmë fitoren e Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale, presim të bashkëpunojmë me të, me qeverinë dhe të gjithë partitë politike, me qëllim avancimin e ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”. thuhet mes tjerash në vlerësimin e Ambasadës së SHBA-së.

Marketing