Ambasada e Kosovës shpjegon arsyet e shtyrjes së “One Stop Shop” mes Kosovës dhe Maqedonisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se regjimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi në mes të muajit prill 2025.

Sipas njoftimit, “One Stop Shop”, i cili pritej të nisë më 1 prill, do të vonohet për disa ditë për shkak të përgatitjeve finale teknike dhe logjistike.

Ky shtyrje ka për qëllim të mundësojë përfundimin e procedurave teknike dhe logjistike, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë intensivisht për implementimin e marrëveshjes ndërshtetërore.

Regjimi i ri kufitar do të funksionojë sipas modelit “hyrje-hyrje”, ku kontrollet do të kryhen vetëm në hyrje nga policia përkatëse e shtetit, ndërsa policët do të punojnë në një objekt të përbashkët. Ky model do të zbatohet në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë. Implementimi i tij pritet të zvogëlojë kohën e pritjes dhe të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë midis dy shteteve.

Marketing