Ambasada e SHBA e nis ditën me një apel të fortë për shqiptarët: merrni pjesë në aktivitete pastrimi

Ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar në rrjet një mesazh përmes të cilit i kërkon qytetarëve shqiptarë që të organizohen ose të marrin pjesë në aktivitete pastrimi në komunitet, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.

Marketing

“Çdo ditë, sasi të mëdha mbeturinash shkarkohen në dete e oqeane. Mbeturinat detare përfshijnë materiale plastike, metali, gome, letre, tekstile, pajisje peshkimi të braktisura si dhe sende të tjera të humbura apo të hedhura poshtë.

Këto ndotje dhe mbeturina po mbushin detet e oqeanet me plehra dhe po rrezikojnë mjedisin dhe gjallesat ujore, sigurinë e lundrimit, ekonominë, dhe me shumë mundësi edhe sigurinë dhe shëndetin e njerëzve. Ju mund të ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi.

Organizoni ose merrni pjesë në aktivitete pastrimi në komunitet, jini më të vëmendshëm mbi sasinë e paketimeve të mallrave që blini, pakësoni, ripërdorni dhe ricikloni”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada.