Ambasada e SHBA-ve: Rritja e taksës ndaj Serbisë, dëmton reputacionin e Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së SHBA-ve, në Kosovë, Colleen Hyland, e ka cilësuar si të dëmshme vendosjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.

Marketing

Sipas saj, rritja e taksave ndaj Serbisë nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Hyland ka thënë se duhet normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së – rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, reagimet jo emocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, ka shkruar Hyland në Twitter.

Marketing