Ambasadori amerikan në Athinë: Marrëveshja e Prespës i hap marrëdhëniet me fqinjët verior

Më ka impresionuar ajo që biznesmenët e Selanikut, të cilëve nuk u pëlqen Marrëveshja e Prespës, megjithatë pajtohen se implementimi do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike, thotë ambasadori i SHBA-së në Athinë, Geoffrey Payatt për edicionin javor të gazetës greke “Katimerini” dhe shton se zgjidhja mes dy vendeve “i hap marrëdhëniet me fqinjët veriorë”.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, intervista është publikuar në vigjilje të Panairit tradicional ndërkombëtar në Selanik që fillon të shtunën e ardhshme, në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë vend i nderit.

“Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme sepse i hap marrëdhëniet me fqinjët veriorë. Isha i impresionuar sepse në Selanik nga biznesmenët kam dëgjuar se pajtohen, madje edhe nëse nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës, se nëse zbatohet do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike. Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkupin, por edhe për marrëdhënien historike të Greqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, faktin se Greqia e ndan mendimin amerikan se këto vende duhet të mundohen ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, nëse popujt e tyre e zgjedhin atë”, thotë ambasadori i SHBA-ve.

Ai shton se pikërisht kjo do të jetë pjesë e porosisë politike të panairit në të cilin do të marrë pjesë ndihmës sekretari i ri shtetëror për Turqinë, Qipron dhe Ballkanin, Methju Palmer.

Payatt thotë se SHBA-të e preferojnë Greqinë si partner në përfshirjen e tyre në Ballkanin Perëndimor, por edhe se “Greqia e fuqishme është partner natyror i SHBA-ve”