Ballina Aktuale Ambasadori Bejli përshëndet ndryshimin e Kushtetutës dhe Emrit

Ambasadori Bejli përshëndet ndryshimin e Kushtetutës dhe Emrit

Sot, Maqedonia arriti një vendim historik. Parlamenti juaj votoi për të miratuar ndryshimet kushtetutese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e zyrtarëve tuaj të zgjedhur. Kur procesi të përfundojë me ratifikimin nga Greqia, kjo marrëveshje përfundimisht do të zgjedh mosmarrëveshjen rreth emrit, e cila për shumë kohë ka penguar qytetarët e Maqedonisë të realizojnë qëllimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Marketing

I përgëzoj liderët tuaj në Qeveri dhe në Parlament për vizionin, guximin, dhe këmbënguljen e tyre për të gjetur zgjidhje dhe për të vënë në rend të parë interesat strategjike e afatgjate të Maqedonisë. Presim me padurim që të mirëpresim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare të 30-të të NATO-s, dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju për të avancuar stabilitetin, sigurinë, dhe prosperitetin këtu dhe në tërë rajonin.

Marketing
Exit mobile version