Ambasadori britanik: Kosova ka nevojë që administrata publike të ketë stafe profesionale

Ambasadori britanik, Ruari O’Conell, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se Kosova ka nevojë që administrata publike të ketë stafin më profesional të mundshëm.

Marketing

Ai tha se Skema Profesionaliste (Young Cell Scheme) e financuar nga BE-ja për vite me radhë i jep Kosovës mundësi të përfitojë nga talenti dhe aftësitë e rinisë së saj.
Postimi plotë i tij:

Kosova ka nevojë që administrata publike e saj të ketë stafin më profesional të mundshëm.

Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme) e financuar nga Bashkimi Evropian për vite me radhë i jep Kosovës mundësi të përfitojë nga talenti dhe aftësitë e rinisë së saj.

Në kuadër të kësaj Skeme, Kosova ka obligim të mos bëjë rekrutime të jashtme në shërbimin civil pa akomoduar gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj. Vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtëpërdrejt me vet zotimin e Kosovës.

Stafi i Ministrisë së Integrimit Evropian që kundërshton këtë shkelje duhet të përgëzohet për guximin dhe përkushtimin ndaj ligjit dhe detyrimeve ndërkombëtare, dhe jo të ndëshkohet me vërejtje.

Kosova ka nevojë për shërbyes të tillë civil që rreshtohen në anën e së drejtës përballë ndikimeve nga politika. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme.