Ambasadori çek sot vizitoi Dibrën

Sot komunën e Dibrës e vizitoi ambasadori i Çekisë në RMV, Jaroslav Ludva, i cili në takimin me kryetarin e komunës së Dibrës, Hekuran Duka, biseduan për bashkëpunim dhe për mundësinë e realizimit të projekteve për zhvillimin e qytetit të Dibrës.

Marketing

“Ne biseduam rreth shumë vështirësive të cilat i has komuna Dibër, e sidomos në realizimin e projekteve zhvillimore në komunën e Dibrës në këto koha të krizës energjetike, në kohën e krizës ekonomike edhe në krizën e Kovidit, e cila na kaloi që nga 2019, e informova ambasadorin për vështirësitë të cilat i hasim në këtë drejtim dhe i kërkova që këta të jenë më aktiv në mbështetjen e këtyre projekteve e si e si që të rritet mirëqenia e qytetarëve.”,- deklaroi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

“Kemi disa projekte të zhvillimit në Ambasadë dhe bashkëpunëtorët do të vijnë këtu në Dibër dhe të shikojnë çfarë mundësi kanë, shpresoj që ka sepse Dibra është qytet me shumë potencial dhe natyra është shumë e bukur këtu ka njerëz të mirë këtu prandaj shpresoj që të bashkëpunojmë.”,- u shpreh ambasadori i Çekisë në RMV, Jaroslav Ludva.

Pas Dibrës, ambasadori Ludva sot do të realizojë takime edhe në komunën e Strugës.

Marketing