Ambasadori i BE-së: Nuk është e vërtetë që BE-ja nuk e do Maqedoninë

Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Bashkimi Evropian nuk e dëshiron Maqedoninë si anëtare të saj, as që vendi nuk është në gjendje të jetë pjesë e Unionit. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë i dobishëm për të gjithë – tha ambasadori europian.

Marketing

“Është e zakonshme të dëgjohen zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në BE, qoftë sepse BE nuk e do brenda ose sepse nuk është në gjendje të jetë pjesë e BE-së. Asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë. Ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE. Rruga është praktike dhe e arritshme”, tha Gir.

Marketing