Të enjten më 14.01.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në një takim njoftues në selinë e Rijasetit të BFI-së Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Gjergj Dedaj.
Ekselenca e Tij, z. Dedaj e uroi Reisul Ulemanë për zgjedhjen në postin drejtues të Bashkësisë Fetare Islame dhe i dëshiroi suksese në të ardhmen në drejtimin e këtij institucioni fetar, duke e vlerësuar lartë angazhimin dhe veprimtarinë e Reisul Ulemasë në udhëheqjen e BFI-së.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e falënderoi Ekselencën e tij, Ambasadorin Gjergj Dedaj për urimet dhe dëshirat e sinqerta dhe e njoftoi atë me ecurinë e punëve në BFI si dhe me planet për ecurinë e mëtejshme të Bashkësisë Fetare Islame.
Në shenjë respekti, Ambasadori i dhuroi Reis Ulemasë një flamur të Kosovës dhe një kopje të Kushtetutës.