Ambasadori i Kosovës viziton Tomor Morinën në burgun e Shkupit

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar të martën në Shkup, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Marketing

Ai është arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

“Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndihej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë!”, ka thënë Dedaj në një postim në rrjetin social, Facebook.

Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines !Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut,…

Publiée par Gjergj Dedaj sur Mardi 6 août 2019

Një ditë më parë, ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e Morinës.

Morina, që aktualisht gjendet në burgun e Shkupit, dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë.