Është për keqardhje që po zgjat kaq shumë hapja e pikës kufitare Miratoc- Llojan. Përveç Ambasadës Norvegjeze ka edhe të tjerë që po punojnë mjaftushëm për këtë çështje, kështu që unë do të mundohem për të zgjidhur problemin që mbyllja e këtij kufiri ka krijuar për popullatën lokale në të dy anët e kufirit”, ka thënë në intervistën eskluzive për portalin preshevacom, Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.
Sipas tij, akti i parë që duhet të bëhet tani është të arrihet një marrëveshje formale në mes të dy shteteve për hapjen e kufirit dhe të përcaktohet pozicionimi i ri i kufirit.
Ai tha nëse gjithçka shkon sipas planit shpreson që kufiri do të hapet verën e ardhshme, por siç tha “nuk mund të premtoj asgjë pasiqë që gjendja është më komplekse se që fillimisht e kemi menduar siç është instalimi i rrjetit dhe të gjithë çështjeve të tjera teknike që duhen ti përmbushin Kërkesat moderne të një pike kufitare. Qeveria norvegjeze është financuese e këtij projekti jetik për banorët e rajonit të Kumanovës në anën e Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Luginës së Preshevës.