Ambasadori Qehaja vizitoi ITSHKSH, premtoi bashkëpunim përmbajtësor ndërinstitucional

Ka shumë tema të përbashkëta të karakterit kulturor e shkencor që po
gjejnë vend në simpoziume, konferenca e takime të ndryshme në mes të
ITSHKSH dhe institucioneve përkatëse të Kosovës. Mirëpo, sipas
drejtorit Asani, ky bashkëpunim duhet të ngrihet në një shkallë më të
lartë
Shkup, 12 korrik – Shkëlqesia e tij z.Florian Qehaja, ambasador i ri i
Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është pritur sot nga drejtori i
ITSHKSH në Shkup – Prof dr. Skender Asani. Në këtë takim ambasadori
Qehaja u njoh nga afër me punën voluminoze të ITSHKSH, me ç’rast
drejtori Asani shtroi si nevojë të domosdoshme bashkëpunimin dhe
koordinimin me institucionet e Kosovës lidhur me disa problematika që
kanë interes të përbashkët nacional. Ai potencoi punën që është bërë
deri më tani në senzibilizimin e temave mbi gjenocidin, duke përmendur
me këtë rast Qendrën Memoriale të Gjenocidit, që është ngritur në
brezin ndërkufitar Kosovë-Maqedoni, pikërisht në vendin kur para 23
viteve ndodhi zhvendosja biblike e popullatës shqiptare të Kasovës si
pasojë e dhunës dhe pastrimit etnik të Kosovës.
ITSHKSH si promotore e idesë për ngritjen e kësaj Qendreje ka kërkuar
disa here nga Qeveria, Presidenca dhe nga institucionet relevante të
Kosovës që të hartohet një startegji e përbashkët ndërqeveritare për
trajtimin e kësaj qendreje si aset shtetëror.
Ka shumë tema të përbashkëta të karakterit kulturor e shkencor që po
gjejnë vend në simpoziume, konferenca e takime të ndryshme në mes të
ITSHKSH dhe institucioneve përkatëse të Kosovës. Mirëpo, sipas
drejtorit Asani, ky bashkëpunim duhet të ngrihet në një shkallë më të
lartë. Ai kërkoi nga ambsadori Qehaja që shteti i Kosovës, përmes
mekanizmave të tij, të shtrijë fushëveprimin në disa çështje që tash
më ITSHKSH i ka trajtuar me profesionalizëm të lartë, siç është
hulumtimi dhe edukimi mbi Holokaustin, artikulimi shkencor i
trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë si dhe disa tema të tjera.
Ambasadori Qehaja u shpreh i gatshëm që të gjitha çështjet engritura
nga drejtori Asani të jenë pjesëe axhendës së tij në të ardhmen, duke
ndikuar edhe më tepër tek institucionet e Kosovës që bashkëpunimi
shkencor e kulturor ndërinstitucional të jetë përtej linjave
protokollare, por mbi të gjitha të ketë karakter përmbajtësor e
gjithpërfshirës.

Marketing