Ambasadori rus: E njohim vendin tuaj si Republika e Maqedonisë së Veriut

Ambasadori i Federatës ruse në kuadër të Bashkimit Evropian, Vlladimir Çizhov, në konferencën e rregullt për shtyp në Bruksel sot porositi se vendi i tij e pranoi vendin tonë nën emrin e tij kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë procesit të votimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, Federata ruse rregullisht theksoi mospajtime me mënyrën në të cilën udhëhiqej procesi, por sot Moska në mënyrë të paluhatshme e pranoi emrin e ri kushtetues të shtetit, konfirmoi Çizhov.

Marketing

Lidhur me takimin e nesërm të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në të cilin do të vendoset për fillimin e negociatave me Maqedoninë, ambasadori rus përkujtoi se Moska nuk është kundër procesit të zgjerimit të BE-së, “derisa ajo nuk i pengon marrëdhëniet ekzistuese midis BE-së dhe Rusisë ose midis Rusisë dhe vendeve kandidate”, ndërsa Rusia mbetet e hapur kundër procesit të zgjerimit të Aleancës së NATO-s.

Në pres konferencën vjetore, ambasadori Vlladimir Çizhov, vlerësoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së nuk janë në formën më të mirë të mundshme edhe krahas asaj që dy blloqet kanë lidhje të rëndësishme ekonomike dhe tregtare.

“Ekziston dëshpërim që marrëdhëniet BE-Rusi janë abnormale, kjo arkitekturë komplekse por impresionuese e bashkëpunimit është e ngrirë, ose që të shprehem në mënyrë më diplomatike, qëndron e pashfrytëzuar, pasi BE solli vendime në bazë të situatave të shpikura”, deklaroi Çizhov.