Ambasadori shqiptar në Paris reagon për ngatërresën e francezëve me himnin tonë

Ngjarja me himnin e gabuar në fillim të ndeshjes Francë-Shqipëri ka bërë xhiron e botës dhe shumëkush ka komentuar këtë episod më shumë se sa rezultatin e sfidës.

Marketing

Mediat franceze kanë kërkuar edhe reagimin nga përfaqësuesit e shtetit dhe ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola, me humor u është përgjigjur kërkesave të francezëve.

“Gabimi është njerëzor dhe mund të ndodhin kudo të tillë”, u shpreh ai për mediat franceze, duke falënderuar qëndrimin e futbollistëve shqiptarë.

“Ata nuk pranuan me të drejtë që të fillohej ndeshja pa u luajtur himni ynë”, theksoi ai.

Ndërkaq, nuk ka ngurruar të thumbojë francezët për episodin. “Duhet të shpresojmë që në ndeshjen e të martës mes Francës dhe Andorrës të mos luhet himni i Shqipërisë!”, tha ai, duke shtuar më pas ironinë e radhës.

“Ky incident i vogël mos tregon edhe një herë se mësimi i gjeografisë dhe gjeopolitikës është një çështje e rëndësishme si në shkollë, ashtu edhe në jetë? Në Francë, ashtu si në çdo vend tjetër”, tha ai.

Marketing